Sport

Ndreu: “Gabuam që menduam se mund t’i merrnim diçka Kukësit”

4 Dhjetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
Ndreu: “Gabuam që menduam se mund t’i merrnim diçka

KAMEZ – Pas humbjes së thellë, 1-6 ndaj Kukësit, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu theksoi se në këtë sfidë guxuan shumë dhe e pësuan. Nga ana tjetër, Ndreu u shpreh se ka një ekip shumë të cunguar në organikë.

“U munduam në këtë ndeshje të guxonim më shumë, patëm raste të pastra që edhe të rinjtë i shtyjnë ato topa në rrjetë. Por, kur guxon rrezikon në prapavijë dhe ia kisha frikën.”

“Pastaj çorientohen lojtarët nga psikologjike, por rastet janë fatale sepse do të ndryshonte loja dhe do të ishin në favorin tonë. Ne akoma nuk i masim dot forcat me këto skuadra, sot do të isha i kënaqur me humbje minimale sepse janë skuadra me potencë. Të presim ato ndeshjet që janë si finale për ne dhe pastaj të rikuperojmë diçka në merkato”.

Çfarë duhet bërë për të mbijetuar?Ne gabuam që menduam se mund të kapim diçka sot dhe shkoi keq. Sot ia dhuruam ndeshjen dhe një pjesë e lojtarëve dolën nga detyrat. Mendoj që duhet ta lejmë pas këtë ndeshje dhe të shohim sfidat e tjera”.

Kë pasur skuadër më të dobët gjatë karrierës? “Jemi skuadër që jemi ndërtuar me vonesë, kemi lojtarë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Edhe të tjerë nuk i kishim për shkaqe disiplinore dhe jemi të cunguar. Bëjmë shumë lëvizje brenda lojës, por nuk kemi përbërje dhe duhet të bëjmë lëvizje”, u shpreh Ndreu.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnetsuperiore kampionati shqiptar kastrioti kukesi superiorja #abissnetsuperiore kampionati shqiptar kastrioti kukesi superiorja

Sondazh

Poll