Sport

Tottenham tenton “të vjedhë” Dembelen nga Barcelona! Super ofertë nga Londra

4 Dhjetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Tottenham tenton “të vjedhë” Dembelen nga Barcelona! Super

SPANJE – Janë të shumë ata që e kërkojnë e Ousmane Dembele, sulmuesin francez të Barcelonës, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalanas i ka propozuar rinovimin lojtarit, sipas parametrave të rinj financiarë, që do të garantonin atij një pagë më të ulët se sa sot, por me shpërblime të kushtëzuara nga rezultatet që mund ta tundonin. Sa më shumë do të luajë, aq më shumë do të fitojë Dembele.

Sipas “Mundo Deportivo”, francezi po merr propozime tërheqëse edhe nga Premier League. Manchester United, Newcastle dhe mbi të gjitha Tottenham, janë në gjurmët e Dembeles.

Faqja e gazetës katalanase shkruan, se Fabio Paratici, drejtori sportiv i ‘Spurs’, nuk e ka fshehur interesimin e për Dembeles që kur ishte te Juventusi dhe tani do të dëshironte që sulmuesin t’ia jepte Antonio Contes, duke përfituar nga fakti se në qershor mund të merret si transferim i lirë.

“Mundo Deportivo” nënvizon se francezi ndihet mirë në Barcelonë, por edhe se si agjenti i tij, Moussa Sissoko, po kërkon ta çojë klientin e tij në ekipe që të bëjë më shumë para.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “mundo deportivo” shkruan gazetës katalanase shkruan manchester united mbi të gjitha tottenham newcastle ousmane dembele sulmuesin francez të barcelonës “mundo deportivo” shkruan gazetës katalanase shkruan manchester united mbi të gjitha tottenham newcastle ousmane dembele sulmuesin francez të barcelonës

Sondazh

Poll