Sport

VIDEO / Tirana rigjen fitoren në Rrogozhinë dhe mban kreun

4 Dhjetor 2021, 14:59 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana rigjen fitoren në Rrogozhinë dhe mban kreun

RROGOZHINE – Tirana rikthehet te fitorja, duke mundur në këtë javë të 11-të të Abisnet Superiores, skuadrën e Egnatias me shifrat 0-2 në fushën e kësaj që të fundit, që vinte në këtë ndeshje pa trajnerin e saj të fillim sezonit Gugash Maganin.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë nga bardheblutë, që për 90 minuta e kishin kontrollin e lojës. Në fillim ishte Ismailgeci në minutën e 39-të që zhbllokon sfidën, për t’i lënë radhë më pas Michael Ngo, i cili rikthehet te goli pas rreth 3 muajsh me fanellën bardheblu.

Me këto 3 pikë Tirana vazhdon të udhëheqë klasifikimin me 1 pikë më tepër se Kukësi që mban të njëjtin hap me ta.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport denohet tirana drejtuesja e klubit tirana gugash maganin michael ngo tirana denohet tirana drejtuesja e klubit tirana gugash maganin michael ngo tirana

Sondazh

Poll