Sport

Fjalët e para të Rangnick: “Nuk mund të refuzoja. Do ta përshtas Unitedin me CR7”

4 Dhjetor 2021, 06:45 Nga DOSJA
Fjalët e para të Rangnick: “Nuk mund të refuzoja. Do ta

ANGLI – “Nëse një klub si Manchester United ju kontakton, ju nuk mund ta refuzoni atë”. Kështu është shprehur Ralf Rangnick, në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, në prag të debutimit të tij zyrtar ndaj Crystal Palace.

Gjerman, i punësuar deri në fund të sezonit, zbuloi se Chelsea i kishte ofruar gjithashtu një rol të ngjashëm pas shkarkimit të Frank Lampard dhe përpara se të punësonte te Thomas Tuchel. “Kur Chelsea më kontaktoi vitin e kaluar, ata folën vetëm për mundësinë për t’u bërë një trajner i përkohshëm për katër muaj… pa asnjë perspektivë për të punuar së bashku për një afat të gjatë”,- tha Rangnick.

Trajneri i ri ka ndjekur nga tribuna fitoren 3-2 ndaj Arsenalit, me një dygolësh të Cristiano Ronaldos. Ai tha se ndeshja ishte “eksituese për tifozët”, por jo në stilin e tij të preferuar. “Qëllimi kryesor për mua gjatë dy ditëve, javëve të ardhshme, do të jetë thjeshtë të sjell më shumë ekuilibër në ekip”, shpjegoi Rangnick.

United ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e Premier League, 12 pikë prapa Chelsea, me Manchester Cityn dhe Liverpool që po luftojnë për titullin. “Për momentin, duhet të jemi realistë. Distanca mes nesh dhe tre të parëve, është e madhe”, tha Rangnick, megjithëse shtoi, se “të luash për tituj” është në ADN-në e këtij klubi legjendar.

Ishte e pashmangshme që në këtë konferencë të mos flitej edhe për Cristiano Ronaldon. “Gjithmonë duhet të përshtatni stilin tuaj, ose idenë tuaj për futbollin me lojtarët që keni, jo anasjelltas”,- tha trajneri. “E pashë Cristiano dje në pjesën e dytë, në moshën 36-vjeçare ai ishte i mrekullueshëm, një profesionist i madh. Në moshën e tij, nuk kam parë kurrë një lojtar që është ende aq i përgatitur fizikisht. Ai është ende një lojtar që mund të bëjë lehtësisht ndryshim”,– përfundoi Rangnick.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kur luan për manchester united manchester united në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i “djajve të kuq” një dygolësh të cristiano ronaldos ralf rangnick zbuloi se chelsea i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kur luan për manchester united manchester united në konferencën e parë për shtyp si trajneri i ri i “djajve të kuq” një dygolësh të cristiano ronaldos ralf rangnick zbuloi se chelsea

Sondazh

Poll