Politike

Braçe: PD ka vjedhur vota me pistoletë, nëse përgjimet e “Bild” janë të vërteta të mbajnë përgjegjësi

20 Qershor 2019, 09:34 Nga DOSJA
Braçe: PD ka vjedhur vota me pistoletë, nëse përgjimet e

Tiranë-Zv-kryeministri Erion Braçe është shprehur se PD ka vjedhur vota me pistoletë në zgjedhjet e 2017. Sipas tij  nëse përgjimet e “Bild” janë të vërteta të mbajnë përgjegjësi ata që janë të përfshirë.

“Përgjimet i kam dëgjuar edhe unë. Këto janë përgjime partiake që ata me  pistoletë në dorë kanë kërcënuar njerëz. Kanë goditur edhe makinën e policisë së shtetit. Mbi të gjitha është prokuroria që duhet të vërtetojë vërtëtsinë e tij. Unë nuk jam akoma socialist i vjetër. Ndreu nuk thotë që secili mësues në qarkun e Dibrës  nëse nuk votojnë në PS do te fluturojnë nga puna. Ai ka folur me një drejtues të PS-së. Sipas ligjit drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitetin politik. Përgjime për çfarë? Kush ka folur për përgjime? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e Vangjush Dakos, nuk flitet në asnjë germë për ofrim të parave.  Në rast se identifikohen raste të tilla të blerjes së votave, duhet të mbajë përgjegjësi. Ata kanë blerë vota, kanë kërcënuar me armë”, u shpreh Braçe.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e piedes erion brace përgjimet e bild bombat e piedes erion brace përgjimet e bild

Sondazh

Poll