Aktualitet

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

3 Dhjetor 2021, 17:41 Nga DOSJA
Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta aktorja Edi Luarasi

TIRANË- Arti shqiptar në zi! Aktorja e njohur Edi Luarasi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë. Sot ajo ka mbyllur sytë në banesën e saj, e rrethuar nga familjarët dhe të afërmit, por për të mos u harruar kurrë si një yll në skenën shqiptare. Ajo e nisi që në moshën 16-vjeçare debutimin në skenë, në 1956, kur edhe këndonte bashkë me të motrën. Të dyja kishin krijuar dyshen “Motrat Mirdita”.

Më pas, e vendosur se i përkiste skenës, ajo u diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin (AP). Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Përveç dhjetra roleve në Teatër, në film ajo spikati me rolet: “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen». Ajo është nderuar me titullin “Artiste e merituar”, duke qenë gjithëmonë e veçanë me stilin e saj.

Pasi martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi, ajo u përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. E gjitha pasi regjisori futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë! Ndërsa Luarasi detyrohet që të shkojë dhe të punojë në një rrobaqepsi për të mbajtur familjen dhe për të siguruar të ardhura. Megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Por edhe pse ka interpretuar pak role në filmin artistik, është nderuar me titullin “Artiste e merituar”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ndërron jetë Edi Luarasi! Djali i ikonës shqiptare: Nëna jonë e shtrenjtë

HISTORIA: Dashuria që s’u la! Si u ‘dëbuan’ çifti Luarasi nga skena e Teatrit

Shuarja e Luarasit/ Profesori Kabo: Na le brengë. Preket ish-deputeti: Uau!

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kulture edi luarasi vdes edi luarasi edi luarasi vdes edi luarasi

Sondazh

Poll