Aktualitet

Volvo-4/ SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit, kërkon 55 vite burg

3 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Volvo-4/ SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit, kërkon

TIRANË – Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit ka mbyllur hetimet lidhur me të ashtuquajturën “Volvo-4”, duke kërkuar 55 vite burg në total për grupin e akuzuar për heroinën në Has. Gjatë seancës së sotme në GJKKO, prokurorët e SPAK kanë kërkuar 10 vite heqje lirie për të akuzuarin si kreu i grupit kriminal, Astrit Avdyli. Ky i fundit akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashu, SPAK kërkon nga 9 vite burg për Jasin Avdylin (Kala) dhe Denis Llaftiu me akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe shitje e prodhim narkotikësh. Nga 12 vite burg është kërkuar për të pandehurit Iskënder Sale dhe Xhemal Shala, me akuzat për grup i strukturuar kriminal dhe trafikim i narkotikëve 12 vite burg. Ndërkohë për të akuzuarin Fatos Llaftiu, i cili është i pandehur për moskallëzim krimi kërkon 3 vite burg

Astrit Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Astrit Avdyli së bashku me Jasim Kalën dhe Denis Llaftiun u liruan nga burgu pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit për dosjen 339, e cila nxori përgjime për shitblerje votash në Durrës gjatë zgjedhjeve lokale të 2015, ku rezultoi i përfshirë dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Po ashtu, gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

(d.v/dosja,al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 grupi i avdylajve volvo 4 dosja 339 grupi i avdylajve volvo 4

Sondazh

Poll