Aktualitet

‘Ka dosje të tjera’/ Paralajmërimi i Berishës, Basha: Trillimet s’ia zgjidhin hallet

3 Dhjetor 2021, 18:09 Nga DOSJA
‘Ka dosje të tjera’/ Paralajmërimi i Berishës, Basha:

TIRANË – Kryetari  aktual i Partisë Demokratike reagoi menjëherë pas përfundimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në Devoll, ku përmendi se akuzoi Bashën se do t’i publikojë dosje të tjera kundër tij duke i përmendur dhe investimin në portin e Durrësit.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Basha shprehet se ish-lideri historik i Partisë Demokratike nuk mund të zgjidhë dot problemin personal të shpalljes “non-grata” nga SHBA duke “trilluar e shpifur”. Kreu i selisë blu shton se ekziston vetëm një dosje, ajo e ndalimit të hyrjes së Berishës në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Basha përsëriti se Berisha po përdor Partinë Demokratike si mburojë për interesat e tij personale.

MESAZHI I LULZIM BASHëS:
Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.  Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.

2/2 Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021

1/2 Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha po hetohet në Belgjikë për çështjen “Toyota Yaris”, të cilin e ka denoncuar më parë. Dje në emisionin “Real Story” në “News 24”, Basha mohoi të ketë hetime kundër tij dhe se është i gatshëm të dëshmojë sërish për atë çështje. Ai shtoi se udhëton pa probleme në SHBA dhe Belgjikë.

SHIKO DHE KËTË:

Çfarë di ish-kryeministri? Berisha paralajmëron Bashën: Do dalin edhe dosje të tjera

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berisha non-grata foltorja e berishes lulzim basha toyota yaris berisha non-grata foltorja e berishes lulzim basha toyota yaris

Sondazh

Poll