Aktualitet

FOTOT/ E vrau Çalamani, familjes Vasiu i vjen dhuratë piktura për Mateon

3 Dhjetor 2021, 18:04 Nga DOSJA
FOTOT/ E vrau Çalamani, familjes Vasiu i vjen dhuratë piktura

FIER- Një i ri nga Shkodra i ka bërë një dhuratë familjes Vasiu, pas vrasjes së 8-vjeçarit Mateo nga fqinji Klodian Çalamani. Në fotot e mëposhtme shihen një pikturë e Mateos, në të cilin ai shihet i buzëqeshur.

Dhurata është bërë nga një i ri në Shkodër, i cili e ka pikturuar pikturën. Ndërkoë që në fotot shihen prindërit e Mateos, të cilët mbajnë pikturën në duar.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll