Aktualitet

Incest xhaxha-mbesë, rrëfehet 27-vjeçarja: Nisëm marrëdhënie me dëshirën tonë

3 Dhjetor 2021, 16:56 Nga DOSJA
Incest xhaxha-mbesë, rrëfehet 27-vjeçarja: Nisëm

DURRËS – Historia e arrestimit të një 50-vjeçari në Durrës për marrëdhënie intime me vajzën e vëllait të tij ka nxjerrë në dritë të dhëna tronditëse. Mbesa e Festim Haderit ka dëshmuar në polici se ajo kishte nisur një raport intim me xhaxhain e saj me pëlqimin e të dyve. Më pas, 27-vjeçarja tregon se me kalimin e kohës ndryshoi mendim për këtë raport dhe kërkoi që marrëdhënia mes tyre të mbyllej. Në këtë moment, sipas 27-vjeçares, Festim Haderi nuk e ka pranuar dëshirën e saj dhe e ka kërcënuar vazhdimisht për të mos e ndërprerë marrëdhënien mes tyre.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por ai u bë keq dhe më kërcënonte se do t’i tregonte familjes sime për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik. U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për veten. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më, por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”, denoncoi 27-vjeçarja në komisariatin e policisë xhaxhain e saj para disa ditësh.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Festim Haderi deklaroi sot përpara trupit gjykues të çështjes së tij në Durrës se nuk e ka kërcënuar mbesën e tij, madje raporti ka vazhduar me dëshirën e të dyve.

“Gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Nuk është e vërtetë që e kam shantazhuar. S’e kam shantazhuar kurrë. Dhe as nuk i kam bërë presion psikologjik”, deklaroi 50-vjeçari Festim Haderi.

Në emisionin “Shqipëria Live”, gazetari Leonidha Musaj tregoi se marrëdhënia mes Festim Haderit dhe mbesës së tij ka zgjatur dy vite e gjysmë dhe se askush nuk ka ditur për këtë marrëdhënie.

“Një marrëdhënie që ka nisur me pëlqimin e të dyja palëve. Por më pas vajza ka kërkuar që ta ndërpresë lidhjen me xhaxhanë, për të nisur jetën e saj. E aty ka nisur problemi, pasi xhaxhai nuk pranonte. E ngacmonte dhe i bënte presion psikologjik. Ai i thoshte se jemi mirë, duhet të rrimë bashkë. Kishte të paktën mbi 2 vite e gjysmë bashkë. Ka qenë një marrëdhënie e fshehtë, nuk ka qenë askush në dijeni të kësaj lidhjeje. Xhaxhi i ka ushtruar presion psikologjik pikërisht kur ajo i ka kërkuar që të ndaheshin, duke i thënë se do i tregonte familjarëve për lidhjen e tyre”, tha Musaj.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës caktoi masën “arrest me burg” për Festim Haderin, i cili do të gjykohet për akuzën ““Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”. Ai u arrestua para dy ditësh nga policia dhe në informacionin paraprak thuhet se ai ka kryer marrëdhënie me mbesën e tij kundër dëshirës së kësaj të fundit. Në rast se kjo akuzë vërtetohet, ai rrezikon dënimin me 7 vite burg. Pas denoncimit nga mbesa e tij në polici, Festim Haderi u largua për t’u fshehur dhe u arrestua nga forcat e rendit ditën e mërkurë. Ai raportohet se është divorcuar nga gruaja dhe ka fëmijë, ndërsa shtohet se ka patur dhe probleme me ligjin më parë.

SHIKO DHE KËTË:

Akuzohet për abuzim seksual me mbesën e tij, arrest me burg për 50-vjeçarin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual ne durres incest abuzim seksual ne durres incest

Sondazh

Poll