Aktualitet

E RËNDË! I riu nga Korça var veten në burgun grek, Gjykata i la në fuqi dënimin

3 Dhjetor 2021, 17:02 Nga DOSJA
E RËNDË! I riu nga Korça var veten në burgun grek, Gjykata

GREQI– Një shqiptar ka vrarë veten duke u varur në një burg grek! Lajmi është konfirmuar nga të dënuarit shqiptarë nga burgu Melandrinu, i cili është i sigurisë së lartë. Raportohet se një shqiptar me origjinë nga Korça i ka dhënë fund jetës së tij, i moshës 35-40 vjeç, por nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Gjithashtu mësohet se ai ishte i dënuar me burg dhe kishte 8 vite që vuante dënimin pas hekurave të burgut. I ndjeri, para se të varjes, raportohej se kishte tentuar t’i jepte fund jetës duke pirë klor. Por u shpëtua në kohë. E pikërisht në momentin që u fut në qeli, shqiptari vendosi të varej.

Sipas të dënuarve të tjerë, ky veprim vjen pasi Gjykata e Lartë i kishte lënë në fuqi vendimin për dënimin e mëparshëm.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll