Aktualitet

Shpërdorim detyre, mashtrim e kallëzim i rremë, SHÇBA lë në burg komisarin e “Fast”

3 Dhjetor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre, mashtrim e kallëzim i rremë, SHÇBA

TIRANË – Shërbimi Për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të çuar në burg komisarin F.A pasi ka kryer veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”. Komisari i arrestuar mbante dhe detyrën e Shefit të Zyrës së Kërkimit të njësisë “Fast Albania”.

NJOFTIMI I SHÇBA-së

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

 

Javën e kaluar, SHÇBA la në burg inspektorin Sokol Fana të njësisë operacionale “Fast Albania”, i cili shantazhoi shtetasin Klodian Hajdërlli duke i kërkuar 7 mijë euro në këmbim që të mos e arrestonte me pretendimin se ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Hajdërlli verifikoi informacionet dhe zbuloi se Fana e kishte mashtruar. Ai e denoncoi punonjësin e “Fast Albania”. i cili më pas u arrestua.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shçba shçba

Sondazh

Poll