Aktualitet

Sherr në Tiranë! I riu dëmton banesën e fqinjës, dhunon dy të moshuarat

3 Dhjetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Sherr në Tiranë! I riu dëmton banesën e fqinjës, dhunon

TIRANË– Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, mes fqinjëve. Në këtë konflikt janë përfshirë një 36-vjeçar dhe dy të moshuara. I riu pas një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjes e më pas ka dhunuar dy të moshuarat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjes së tij, shtetases F. K., 76 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka goditur me grushte shtetasen M. K., 57 vjeçe.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune tirane dhune tirane

Sondazh

Poll