Politike

Trazirat në vend/ Musa Ulqini sulmon Metën: Presidenti po i hedh benzinë tensioneve, do hyjë në librin Guinness

20 Qershor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Trazirat në vend/ Musa Ulqini sulmon Metën: Presidenti po i hedh

Tiranë- Për trazirat në KZAZ-të e vendit, përgjimet e “Bild”, shtyrjen e zgjedhjeve, dhe për arrestimin e Bardh Spahisë, deputeti Musa Ulqini akuzoi presidenti Ilir Meta se po sjell tensione në vend. Ai theksoi se Ilir Meta po i hedh benzinë tensioneve, në vend që të qetësojë situatën. Për përgjimet  e ‘Bild” ai u deklaroi se PD po i keqpërdor ato.

Unë jam shumë krenar që jam deputet i Belshit. Banorët e Belshit janë shumë qytetarë. Ata as që e mendojnë gjëra të tilla në atë vend. Si është e mundur që kjo prokurori politike që përgjon vetëm njërën palë? Nëse këtu kemi drejtësi që të gjitha palët duhet të hetohen. Pse çëshjta nuk ka shkuar në gjykatë? Sot duhet të ishim të gjithë bashkë për t’u futur në BE. Nëse happen negociatat Edi Rama është më i kontrolluar. Këto gjëra po keq përdorën, PD mund t’i përdorte më parë  këto gjëra. Përgjimet po keqpërdoren.  Të gjithë duhet të drejtohen të drejtë të përgjegjshëm. Kjo e Ilir Metës do të hyjë në librin Guinness. I hedh benzinë tensioneve në vend. Ai duhet të qetësojë situatën.

Gazeta gjermane “Bild” publikoi dje përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bombat e piedes musa ulqini seanca plenare 20 qershor 2019 bombat e piedes musa ulqini seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll