Politike

Një ditë para proteste, paralajmërimi i fortë i Fatmir Mediut: Nesër mbi llumin qeveritar

20 Qershor 2019, 08:48 Nga DOSJA
Një ditë para proteste, paralajmërimi i fortë i Fatmir

Tiranë- Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka reaguar për përgjimet e “Bild” dhe arrestimin e Bardh Spahisë. Ai është shprehur se të gjitha këti janë një turp i madh i kësaj qeverie.

“Përgjimet e publikuara nga BILD, tregojnë se në çfarë llumi është futur kjo qeveri. Turp banalitet, marrëdhënie me banditë e maskarenj që dhunojnë me urdhër të Ramës shqiptaret. Arrestohen deputetë që denoncojnë krimin dhe kriminelet rrinë në zyrën e kryeministrit. Arrestimi i Bardh Spahisë është turp dhe fundi i kësaj qeverie.”, shprehet ai.

Mediu thekson se protesta e nesërme  do të jeta disa e shqiptarëve mbi llumin qeveritar.  “Protesta e 21 Qershorit duhet të jetë dita e shqiptarëve mbi llumin qeveritar. Dita e njerëzve të lirë mbi diktaturën e Ramës, diktaturën e krimit dhe korrupsionit”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Shqipëria në udhëkryq!

Rama kerkon që mjerimin dhe degjenerimin e tij politik ta ktheje ne mjerim dhe shkaterrim Te Shqiperise dhe shqiptareve.

Shqiptaret duan Europen, sigurine dhe lumturine. 
Rama u ka dhene vetem dhunen, korruspionin, drogen dhe krimin, largimin nga Shqiperia

Rama qendron jo me ne krye te Partise Socialiste, por te nje strukture politike qe ka mare peng vendin e kthyer në strukture kriminale qe vjedh votat dhe grabit vendin.
Nje strukture qe ka per aleate krimin e organizuar dhe ka per armik shqiptaret dhe opoziten.

Pergjimet e publikuara nga BILD, tregojne se ne cfare llumi eshte futur kjo qeveri. Turp banalitet, mardhenie me bandite e maskarenj qe dhunojne me urdher te Rames shqiptaret.

Polici e mbushur me bandite, trafikant, ushtare te Rames dhe jo ligjit qe i sherben krimit qeveritar, qe nuk njeh ligj dhe kushtetute.

Arrestohen deputete qe denocojne krimin dhe kriminelet rrin ne zyren e kryeministrit.
Arrestimi i Bardh Spahise eshte turp dhe fundi I kesaj qeverie.

Shqiptaret nuk mund ti ndal Rama në rrugen e tyre per liri dhe Europe. Kush mendon se me dhune do i ul koken shqiptareve e ka fundin e shpejte dhe te turpshem. Kush I sherben ketij regjimi te korruptuar, ketij procesi farse elektoral eshte mjeran.

Protesta e 21 Qershorit duhet te jete dita e shqiptareve mbi llumin qeveritar.
Dita e njerezve te lire mbi diktaturen e Rames, diktaturen e krimit dhe korrupsionit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu protesta e opozitës 21 qershor fatmir mediu protesta e opozitës 21 qershor

Sondazh

Poll