Politike

Bombat e Tiede-s, socialistët humbasin qetësinë, Rama: Inskenim, s’duan Evropën dhe drejtësinë

20 Qershor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Bombat e Tiede-s, socialistët humbasin qetësinë, Rama: Inskenim,

TIRANË- Një ditë pasi gazeta gjermane “BILD”, tronditi Shqipërinë me 10 audio-përgjime të reja të cilat përfshijnë kupolën e Partisë Socialiste, Kuvendi u mblodh për të votuar ndryshimet në Kodin Penal. Por kërkesa e opozitës së re në Kuvend se i duhej më shumë kohë për të parë projektligjin e paraqitur në Kuvend, ka bërë që votimi të shtyhet.

Kryeprokurorja Arta Marku ka raportuar nga foltorja e Kuvendit lidhur me kriminalitetin gjatë vitit 2018, ndërkohë që ra në sy veshja e saj me lejla, që solli edhe irritimin e deputetit opozitar Kujtim Gjuzi.

Por BILD ka prekur qetësinë e deputetëve socialistë. E nisi Musa Ulqini, që në fjalën e tij të shkurtër para gazetarëve, ia hodhi fajin presidentit Ilir Meta, si shkaktarin kryesor të tensioneve politike në vend, për ta vazhduar Erion Braçe.

Zv.kryeministri mohoi përgjegjësinë politike të socialistëve për përgjimet, dhe u zu me gazetaren Ambrozia Meta, teksa kjo e fundit e pyeti në lidhje me qëndrimin e PS, ndërsa UIsi Manja nuk pranoi të komentonte bisedën e tij me Robert Agon.

Por një tjetër pamje na ofroi kryeministri Edi Rama, i cili përgjimet i quajti të dala nga konteksti dhe të koordinuara me partinë Demokratike. Rama foli për komplot dhe inskenim nga Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi, pasi nuk duan Evropën dhe drejtësinë.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seanca plenare 20 qershor 2019 edi rama rudina hajdari seanca plenare 20 qershor 2019

Sondazh

Poll