Aktualitet

DETAJE/ 47-vjeçari nga Mati kishte lidhje intime me motrën e 12-vjeçares

3 Dhjetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
DETAJE/ 47-vjeçari nga Mati kishte lidhje intime me motrën e

BURREL- Një 47 vjeçar, banor i fshatit Lis, në rrethin e Matit, është arrestuar mëngjesin e djeshem nën akuzën e përdhunimit të një vajze 12-vjeçare, banore e fshatit Gjalish. Në pranga përfundoi Urim Cenuka (Hoxha), i cili prej kohësh kishte lidhje intime me një grua të divorcuar, ndërkohë që ajo mbante në banesë edhe një motër nga ana e babait, pikërisht 12-vjeçaren.

Dy net më parë në Policinë e Matit ka mbërritur një denoncim nga minorenia P. M., e cila u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se është përdhunuar disa herë nga 47-vjeçari, madje është kërcënuar nga Cenuka për të mos treguar. Edhe banorë të zonës herë pas here kanë informuar Policinë e Burrelit se ky shtetas frekuentonte banesën e dy motrave dhe ndonjëherë i merrte në shtëpinë e tij.

Po hetohet sakaq roli i motrës së minorenes në këtë ngjarje të rëndë, pasi më herët Cenuka kishte lidhje intime me motrën e 12-vjeçares P. M. Vajza është marrë në mbrojtje nga Policia dhe do të dërgohet në një qendër sociale, ndërkohë mjekët gjinekologë kanë nisur ekzaminimet për të qartësuar veprën penale të Urim Cenukës. I arrestuari i kishte dhënë fund martesës vite më parë nga bashkëshortja e tij (me të cilën ka disa fëmijë) për shkak të lidhjes që Urim Cenuka kishte krijuar me gruan e divorcuar. Ende nuk dihet nëse ndaj minores është kryer abuzim edhe nga djali i 47-vjeçarit të arrestuar. Banorët e zonës dhe të afërmit e autorit e kanë dënuar aktin e rëndë.

Marrë nga: Panorma.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual me 12 vjecaren urim cenuka abuzim seksual me 12 vjecaren urim cenuka

Sondazh

Poll