Aktualitet

Shiu e bora sjellin problemet e para në Shkodër, flet Prefektja: Jemi në emergjencë!

3 Dhjetor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Shiu e bora sjellin problemet e para në Shkodër, flet Prefektja: Jemi

SHKODËR – Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, shprehet se jemi në situatën e emergjencave të stinës dimërore, teksa shton se, reshjet e borës kanë mbuluar gjithë Qarkun e Shkodrës dhe ka pasur vështirësi në segmente të ndryshme, sidomos në aksin Bogë-Qafë Thore-Theth.

Angoni foli në një intervistë për ‘Fax News’ edhe për situatën e krijuar nga reshjet e shiut dhe problematikën e mbetjeve në Qarkun e Shkodrës.

“Jemi në situatën e emergjencave dimërore që do të thotë institucioni ynë është pranë planifikimit për ndërhyrje. Situata e motit është që do të ketë reshje shumë dhe kemi pasur vështirësi në segmente të shumta rrugore. Këshillohet që qytetarët të marrin zinxhirë me vete kur i japin makinës sepse janmë temperaturat shumë të ulëta dhe ka ngrica. Shqetësuese në qarkun e Shkodrës janë zonat e thella dhe segmented rrugore atje. Për sa I përket situatës së reshjeve ka prurje te hidrocentralet dhe situata e lumenjve deri tani është nën kontroll dhe siç e theksova në fillim secila Bashki ka një plan për situatat emergjente. Është bërë një punë i mirë sepse është bërë një koordinim mes bashksië së Shkodrës dhe Bordit të kullimit, për hapjen e kanalave. Pastrimi i zonës, hotspote që kërkojnë ndërhyrje dhe shpresojmë që t;ia dalim përmes punës së intensifikuar”-u shpreh Angoni.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq!Pezullohet lundrimi në Vlorë, fshati në Korçë pa drita,ARRSH: Bëni kujdes

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi prefektja e qarkut shkoder moti i keq ne shqiperi prefektja e qarkut shkoder

Sondazh

Poll