Aktualitet

Një ditë para ekzekutimit të Ujkës! Autorët e dyshuar ‘shopping’ në Prishtinë

3 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
Një ditë para ekzekutimit të Ujkës! Autorët e dyshuar

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar krimin, ka dyshime se ato janë të përfshirë në këtë vrasje. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka siguruar një video ekskluzive të ngjarjes në fjalë. Hoxha ka folur rreth rrugës që policia ka shkuar në gjurmët e këtyre dy personave.

“I ka ndaluar të dy këta persona. Dhe masa e sigurisë do jepet. Në këto pamje paraqitet i ndaluari Kristian Kelmendi. Është ndaluar dhe akuzuar si autori. Ky është motivi. Ai në 28 nëntor një ditë para ngjarjes duke në Prishtinë në një qendër tregtare. Është ish qendra kulturore në Prishtinë. Kjo është video ku ai bën blerje. Pse ndodhet atje? Kjo është alibia që kanë dhënë të afërmit. Dhe këmbëngulin se nuk janë të përfshirë. Por ka disa video policia e Kosovës. Dhe lëvizjet që ka bërë Kelmendi. Në këtë moment ai është i shoqëruar me Marian Kolën dhe babanë e vet. Bëhet fjalë për orën 7 të darkës. Me datën 28. Aty është edhe babai Aleksandër Kelmendi.”

“Në videon tjetër është edhe Marian Kola. Shok i babait të Kristjanit. Në kontaktet më rezulton që ai ishte në Prishtinë bashkë me Kristjanin për të takuar babanë. Aleksandër ka pasur lidhje farefisnore me të ndjerin. Ndodhej se është në kërkim nga policia. Dhe për t’i shpëtuar arrestimit. Të dy të ndaluarit mendohet se kanë ndihmuar Kristjan Kelmendin për të kryer ngjarjen.”

Marre nga abcnews

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kristjan kelmendi pashk ujka artan hoxha kristjan kelmendi pashk ujka

Sondazh

Poll