Aktualitet

Sherr mes barinjve në Delvinë! Kapen për bagëtinë: Do bëj vetëgjyqësi

3 Dhjetor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Sherr mes barinjve në Delvinë! Kapen për bagëtinë: Do

DELVINË– Katër barinj janë përfshirë në një konflikt me njëri tjetrin në Delvinë. Mësohet se ata janë konfliktuar për numrin e bagëtive. Mes tyre ka pasur debate të ashpra, kanosje me fjalë si dhe janë mbajtur me forcë kullotat. Policia ka vendosur nën jetim dy persona të cilët do të akuzohen për kanosje dhe vetëgjyqësi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kullota për bagëtitë ka çuar në një konflikt mes 4 personave në Delvinë. Raportohet se policia ka vendosur nën hetim dy persona të cilët akuzohen për “kanosje” dhe “vetëgjyqësi”. I. M., 66 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë, dhe M. O., 38 vjeç, banues në Plashnik, Berat, në vendet e quajtura “Maja e Pirë” dhe “Lugu i Konjakut” , Delvinë, kanë kanosur me fjalë dhe kanë mbajtur me forcë kullotën e E. Ç. dhe F. Gj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet barinj delvine sherr mes barinje barinj delvine sherr mes barinje

Sondazh

Poll