Aktualitet

‘Alo policia, më grabitën’/Mashtroi!Arrestohet i riu në Tepelenë, i zbulohet kanabis

3 Dhjetor 2021, 11:08 Nga DOSJA
‘Alo policia, më grabitën’/Mashtroi!Arrestohet i riu

TEPELENË– Stilian Muha është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi ka bërë njoftim të rremë në polici, si dhe iu zbuluan në banesë armë dhe lëndë narkotike.  Muha do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I riu telefonoi policinë duke raportuar në polici se dikush iu ishte futur në banesë duke i marrë 200.000 lekë. Policia ka mësuar se 32-vjeçari ka kryer njoftim të rremë dhe ka improvizuar të gjithë këtë skemë të grabitjes së parave.

Të riut iu gjetën në banesë 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe personi me inicialet A. M., babai i Muhës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bëri njoftim të rremë, duke improvizuar vjedhjen e një shume parash, vihet në pranga 32-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje. Procedohet penalisht edhe babai i tij.Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, menjëherë pas njoftimit të marrë mbrëmjen e datës 27.11.2021, nga shtetasi S. M., se disa persona i kishin hyrë në banesë dhe i kishin marrë 200.000 lekë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe rezultoi se shtetasi S. M. ka bërë njoftim të rremë, duke improvizuar ngjarjen e grabitjes së shumës së parave.

Po nga hetimet rezultoi se ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 300 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., babai i shtetasit S. M.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, “Njoftimi i rremë në organet e rendit“ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne tepelene stilian muha tepelenë arrestohet i riu ne tepelene stilian muha tepelenë

Sondazh

Poll