Aktualitet

VD-Elbasani i mbushur nga plehrat! Tërhiqet kompania e pastrimit,300punonjës pa punë

3 Dhjetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
VD-Elbasani i mbushur nga plehrat! Tërhiqet kompania e

ELBASAN– Qyteti i Elbasanit është tejmbushur nga plehrat. Kompania e pastrimit e këtij qyteti është tërhequr duke lënë në një situatë pazakontë zonën me mbetjet urbane. Janë rreth 300 punonjës të cilët kanë mbetur pa punë. Ata kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre. Ata thotnë se kanë që nga data 24 nëntor që kanë mbetur pa punë pasi firma i ka braktisur ndërsa bashkia i ka hedhur poshtë.

Punonjëset kërkuan rikthimin në punë, pasi me rrogën mbajnë familjen, madje një pjesë e tyre duhet të paguajnë kredinë.


“Ku ti gjejmë lekët tani, kam kredi për të paguar, të dali kryetari i Bashkisë këtu të na sqarojë, të na japin një rrugëzgjidhje. Ça asistence na tregojnë tani? Kemi 30 vite punë”

“Kam vite punë këtu, jemi 300 punonjës që kemi mbetur në rrugë”

“Kemi nga data 24 nëntor e deri sot të papunë, na kanë braktisur sepse firmës sonë i ka mbaruar kontrata dhe bashkia na ka hedhur poshtë”, shprehen ata.

Bashkia e Elbasanit njoftoi ditën e djeshme se zona tashmë është në një situatë të pazakontë për shkak të tërheqjes së kompanisë së pastrimit të qytetit. Bashkia njoftoi se pastrimi po kryhet me anë të agjensisë së shërbimeve publike në fshat dhe në qytet.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Për shkak të tërheqjes të kompanisë së pastrimit të qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situatë jo të zakontë në tërheqjen e mbetjeve urbane.Të ndodhur në këto kushte, Bashkia e Elbasanit po kryen provizorisht procesin e pastrimit me anë të Agjencisë së Shërbimeve Publike jo vetëm në fshat por edhe në qytet, ç’ka shkaktuar vonesa në grumbullimin e mbetjeve urbane në disa zona.Kemi angazhuar të gjithë strukturën tonë për menaxhimin e kësaj situate deri në përfundimin e procedurave ligjore të prokurimit.U kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimin e krijuar. Po përpiqemi me të gjitha forcat që sa më shpejt të rikthejmë normalitetin e një qyteti të pastër e të bukur.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan mbeturinat ne elbasan elbasan mbeturinat ne elbasan

Sondazh

Poll