Aktualitet

Shitet për 9 mln euro rafineria e Ballshit, e blejnë për skrap

2 Dhjetor 2021, 19:14 Nga DOSJA
Shitet për 9 mln euro rafineria e Ballshit, e blejnë për skrap

FIER– Rafineria e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Rafineria është shitur 2 javë më parë për 9 milionë euro, ndërsa e gjitha do të çmontohet për të shkuar për skrap. Sipas “ReportTV”, fillimisht është negociuar për ta shitur me vlerën e 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente në punë.

Nga ana e blerësve potenciale, u ngritën dy grupe me ekspertësh vlerësues, të cilët dolën në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin së paku 30 deri në 50 milionë euro.

Kosto kjo që nuk i justifikonte fitimet e parashikuara. Ndaj u vendos edhe shitja për shumën e 9 milionë euro, duke dhënë dritën jeshile për të nisur edhe çmontimin e rafinerisë për skrap.

Ndërkohë që 800 naftëtarë do të paguhen nga shteti shqiptar me pagën minimale prej 30 mijë lekësh të reja, edhe pse qeveria ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO. Megjithatë është vendosur që naftëtarëve t’u sigurohet paga për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë ata kërkojnë edhe 3 paga të prapambetura, por ende nuk kanë marrë asgjë.

Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, u privatizua në vitin 2008 dhe kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Por sot ka mbetur vetëm kjo e fundit aktive.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ballsh rafieneria e ballshit shijaku shpk ballsh rafieneria e ballshit shijaku shpk

Sondazh

Poll