Aktualitet

VD-Disa prej tyre me fëmijët në krahë, naftëtarët e Ballshit përplasen me Policinë

3 Dhjetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
VD-Disa prej tyre me fëmijët në krahë, naftëtarët

BALLSH – Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, teksa kanë paralajmëruar një tjetër grevë urie. Ata i janë afruar sërish hyrjes së godinës së Uzinës, dhe kanë kërkuar që të hyjnë brenda saj, por janë përballur me një numër shumë të madh punonjësish të policisë, të cilët i kanë ndaluar.

Disa prej protestuesve mbajnë fëmijët e tyre në krah dhe kërkojnë që të hyjnë në uzinën, ku kanë punuar për shumë vite me radhë, dhe ku kanë miliona lekë paga të prapambetura.


Njëri prej tyre, teksa mbante fëmijën në krah, u shpreh: “Ja me fëmijë po vijmë ne, na prekni me dorë po deshët! Kush është shefi këtu, është vjedhje moj, po denoncoj vjedhjen.”

Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj lexoi shkresën e përmbarimit që ndalon çdolloj veprimi brenda në Uzinë, sa kohë që ish-shoqëria ARMO nuk iu ka kthyer naftëtarëve detyrimet e prapambetura. Sipas tij, çdo çmontim i uzinës është në shkelje të ligjit, dhe ata që e bëjnë këtë do të duhet që të përgjigjen penalisht.

“Meqënëse na është kërkuar që të ndjekim rrugën ligjore, kemi kërkuar që shkresa të dalë përmes organeve ligjore. Shkresa e para dy ditëve kërkon që të sekuestrohet ARMO, në emër të 550 punonjësve të rafinerisë. Të ndalohet çmontimi i rafinerisë thotë shkresa, ndalohet largimi i çdolloj pasurie nga uzina. Personat që bëhen pengesë do të përgjigjen në bazë të neneve të kodit penal. Nëse doni letra ligjore janë këto”, përfundoi Dautaj.

LAMI KRYESOR: Shitja e rafinerisë për skrap, naftëtarët në protestë: Do futemi në grevë urie!

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll