Aktualitet

Shitja e rafinerisë/Naftëtarët paralajmërojnë grevë urie, përplasen me Policinë

3 Dhjetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
Shitja e rafinerisë/Naftëtarët paralajmërojnë

BALLSH – Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish sot në protestë, vetëm një ditë pas publikimit të një dokumenti që vërtetonte shitjen e rafinerisë së Ballshit. Ata kërkojnë ndaljen e punimeve për demontimin e rafinerisë deri në marrjen e pagave të prapambetura që kanë, teksa i kërkojnë qeverisë të marrë pasa ose do të futen në grevë urie.

“Ja letra, ja fakti, ja prova, policia të mos provojojë situata të papëlqyeshme, ka ku është prova.  Iu bëj thirrje të gjithë personave që janë në gjyq, të vijnë këtu, kjo është djersa jonë, të përballemi me policët, nuk ka kthim, të na vrasin. Në datën 1 ka dalë kjo shkresë ligjore, ky që e ka nënshkruar të arrestohet. Ky person të mbajë përgjegjësi”, tha një prej naftëtarëve.

“Sot do të marrim aktin final për të hyrë në grevë urie, sepse vetëm përmes grevës së urisë mund të dëgjohet zëri ynë. Vendimi është i prerë, që duhet të ndalojë çdo veprim, këta djemtë janë shqiptarë, ne konfliktin nuk e kemi me policinë, ne jemi me duar në xhepa. Ne kërkojmë që të hyjmë atje ku kemi derdhur djersën dhe gjakun. ARMO është debitore ndaj nesh. Do t’i bëja një pyetje komisariatit të Ballshit, pse nuk na lini që të shkojmë atje dhe të përballemi. E kam marrë fëmijën që ta dinë se këtë e bëjnë për bukën e fëmijëve, ky fëmijë duhet të rritet me djersën tonë. Çfarë kërkojnë më këta hajdutë? Është rrethuar uzinë sikur të ishte Mitrovica, se kemi parë ndonjëherë këtë”, u shpreh një tjetër naftëtar.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe një vit më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta. Mirëpo, përveçse janë pa punë, tashmë u duhet të përballen dhe me qëndrimin pas hekurave.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Disa prej tyre me fëmijët në krahë, naftëtarët e Ballshit përplasen me Policinë

 

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll