Aktualitet

Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka

3 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, Zef Gjoka

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka është larguar nga detyra. Ai ka dhënë dorëheqjen duke zgjedhur të mos drejtojë më PD-në në Lezhë.

Vendimi është marrë sëfundmi, mirëpo ende nuk ka ndonjë shpjegim për shkakun e këtij vendimi. Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Një ditë më parë, ishte kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj që u largua nga drejtimi i saj për shkak të parashikimeve që bën statuti në lidhje me drejtuesit e degëve lokale kur marrin mandatin e deputetit.

Para Xhaferajt është shkarkuar nga detyra edhe kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, por ky i fundit nuk e ka pranuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e akuzuar këtë të fundit se e largoi nga posti pasi doli hapur në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

LEXO EDHE:

Zef Gjoka dha dorëheqjen, Gjekmarkaj emërohet kreu i PD në Lezhë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron gjekmarkaj dorehiqet zef gjoka largime nga pd partia demokratike zef gjoka agron gjekmarkaj dorehiqet zef gjoka largime nga pd partia demokratike zef gjoka

Sondazh

Poll