Aktualitet

‘S’ishim në Shqipëri natën e atentatit’/Vrasja e Ujkës, autorëve u komunikohet masa

3 Dhjetor 2021, 09:17 Nga DOSJA
‘S’ishim në Shqipëri natën e atentatit’/Vrasja

SHKODËR- Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi. Mësohet se ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. 20-vjeçari dhe 53-vjeçari janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. Policia tashmë do të verifikojë nëse Kola dhe Kelmendi e kanë kaluar kufirin për në Kosovë apo jo.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është 20-vjeçari Kristian Kelmendi.

Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola, 53 vjeç janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

20-vjeçarit Kelmendi i janë konstatuar gjurmë baruti në duar dhe dyshohet të jetë ai personi që ka qëlluar mbi Ujkën, në momentin që ky i fundit dol inga shtëpia e tij të bënte shëtitjen e pasdites. Kurse Kola akuzohet si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Roli i personi me inicialet E.M., mësohet të ketë qenë largimi i autorit të krimit nga vendi i ngjarjes.

Krimi dyshohet se ka ardhur pas një borxhi të pashlyer të ish-deputetit ndaj të riut Kelmendi. Konkretisht bëhet fjalë për një apartament.

Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai doli rreth orës 18:15 të 29 nëntorit të shëtiste me gruan e tij, por sa kaloi pragun e derës u qëllua me një armë me silenciator në kurriz dhe ra në tokë. Ujka u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte. Ujka ka qenë deputeti i Partisë Demokristane gjatë legjislaturës 2005-2009, si dhe kryetar i këtij grupi parlamentar. Kryetar i Bashkisë së Velipojës, Ujka ka qemë në vitet 2011-2015.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kristjan kelmendi pashko ujka kristjan kelmendi pashko ujka

Sondazh

Poll