Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren! E kërcënoi të mos fliste, FOTO e autorit

3 Dhjetor 2021, 09:23 Nga DOSJA

TIRANË– Urim Cenuka është 47-vjeçari i cili është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe. E mitura e ka kallëzuar ngjarjen në polici së bashku me familjen ditën e djeshme, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.’– shkruhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 01. 12.2021, ndërsa bëhet me dije se 47-vjeçari e ka kanosur të miturën për të mos treguar. Mësohet se familja e 12-vjeçares është në gjendje të vështirë ekonomike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim seksual abuzim seksual me 12 vjecaren mat urim cenuka abuzim seksual abuzim seksual me 12 vjecaren mat urim cenuka

Sondazh

Poll