Aktualitet

Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Këto janë akset ku duhet të bëni kujdes!

3 Dhjetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Moti i keq në vend, ARRSH apel shoferëve: Këto janë akset ku

SHQIPËRI – Reshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në shumë prej akseve rrugore. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, iu bën thirrje përdoruesve të rrugës të kenë kujdes.

ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve përgjatë rrugëve.

ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Reagimi i plotë i ARRSH:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.


(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet apeli arrsh reshjet e shiut shoferet sinjalistike rrugore apeli arrsh reshjet e shiut shoferet sinjalistike rrugore

Sondazh

Poll