Aktualitet

Seanca plenare/ Rama debat me Shehun, Balla ironizon Bashën. Miratohen 3 pr/ligje

2 Dhjetor 2021, 07:36 Nga DOSJA
Seanca plenare/ Rama debat me Shehun, Balla ironizon Bashën. Miratohen 3

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë mbylli sot seancën plenare, ku u mbajt dhe interpelanca mes deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe kryeministri Edi Rama në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’.

“Open Balkan’ është një proces për të jetësuar Procesin e Berlinit, në mënyrë që objektivat e paracaktuara, të mos ngelen në letër”, kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në interpelancën në Kuvend të kërkuar nga deputeti demokrat, Tritan Shehu. Ky i fundit tha se kjo nismë është në interes të Serbisë së Madhe, e rrezikshme dhe e panevojshme, teksa shtoi se pengon edhe integrimin e vendit në BE.

Rama iu përgjigj akuzave duke thënë se ‘Open Balkan’ është një nismë për të krijuar një treg të përbashkët Rajonal, që do të rrisë të ardhura në prodhimin e përgjithshëm në vend. Sipas tij, kjo nismë është është veçse një kuadër rregullator, dhe as më shumë e as më pak se kuadri rregullator i BE, i ndërtuar mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Për kreun e qeverisë, nisma nuk ka lidhje fare me Serbinë e Madhe, teksa shtoi se kuadri rregullator është neutral për të gjitha arsyet politike të një vendi apo vendi tjetër. E teksa Shehu tha se kjo nismë ka dështuar, duke i kërkuar Ramës të deklarojë fundi e saj, kryeministri u përgjigj shkurt se ‘Open Balkan’ do të vazhdojë pasi është në interes të Shqipërisë.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale ‘Open Ballkan’ integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.

Përplasjet për ligjin për “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”

Debate të shumta ka pasur për diskutimet e ligjit për “Për parandalimin  e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar”. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka folur për ato që ai i quan skema mafioze të pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimeve në kryeqytet, por jo vetëm. Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i kërkoi Bashës nga foltorja e Kuvendit që të kallëzojë penalisht Berishën që e akuzon për çështjen Toyota Yaris. Berisha në ‘Foltoret’ e tij ka thënë se Basha ka ndarë paratë e Toyota Yaris me Taulant Ballën. Sakaq, iu përgjigj kreut të PD edhe për deklaratën se lufta ndaj pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti. Balla ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më  fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke theksuar se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta. Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ai theksoi se ndër të tjera është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.

Manastirliu dhe Braçe për procesin e vaksinimit:

Teksa varianti Omicron i COVID ka ngjallur jo pak frikë e panik në botë e Europë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar edhe një herë se e vetmja ‘armë’ për të fituar këtë ‘luftë’ është vaksinimi. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se vendi ndodhet përballë një vale të re të potencial e të COVID, duke theksuar se zgjidhje nuk janë masat ekstreme, por vaksinimi dhe respektimi i masave të thjeshta: distancimi, higjiena dhe mbajtja e maskës.

Deputeti i PS, Erion Braçe, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shteti ka në stok 550 mijë doza vaksinash, ndërsa shumë njerëz ende nuk janë vaksinuar. Braçe theksoi se sot do firmoset një tjetër marrëveshje për të marrë vaksina, por nga tjetër nuk vaksinohen qytetarët. Sakaq, ai theksoi se të gjitha aktiviteteve duhet t’ju vendoset kusht vaksinimi.

Mazhoranca dhe opozita kalojnë së bashku 3 projektligje

Seanca përfundoi me kalimin e 3 projektligjeve. Mazhoranca dhe opozita miratuan së bashku projektligjin për pastrimin e parave, marrëveshjen për përdorimin e vaksinës “Pfizer” dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbyllet seanca plenare, mazhoranca dhe opozita kalojnë 3 pr/ligje

Shehi: Shteti po mbyll njërin sy për pastrimin e parave, po shkon në vetëshkatërrim

Projektligji kundër pastrimit të parave bashkon PD me PS, Salianji: Do ta votojmë!

Spaho: Do e quaj foltoren tërmet, mos më jep mend mua Ulsi! Shqetësohu për përgjimet

Akuzat për ‘Toyota Yaris’! Balla këshillon Bashën: Kallëzo Berishën në SPAK

VD-Basha: S’luftojnë pastrimin e parave ata që përgjohen me Ndragheta e Cosa Nostra

Rama: Zoti Shehu, thatë se më dëgjuat, fjalinë e kishit të shkruar

‘Bëni diçka të dobishme’/Shehu thirrje Ramës: Hiqni dorë nga Minishengeni!

Interpelanca me Shehun! Rama: Balkani i Hapur përshpejton integrimin në BE

VD-‘Balkani i Hapur’/Shehu-Ramës: Nismë e dështuar, Vuçiç të la vetëm

(a.b-e.h)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore seance plenare 2 dhjetor 2021 seance plenare 2 dhjetor 2021

Sondazh

Poll