Aktualitet

“Bashkëqeverisja” ende s’është ligj/ Rama e prezanton: S’ka më sportele në 2022!

2 Dhjetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
“Bashkëqeverisja” ende s’është ligj/ Rama e

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama u ndal në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi takimin e parë për “Bashkëqeverisjen”, nismë që nuk është ende ligj, edhe pas miratimit të parë në Parlament. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se brenda vitit 2022, qytetarët nuk do t’i marrin shërbimet në sportele, por nëpërmjet platformave online. Gjithashtu, Rama sqaroi se si do të funksionojë sistemi i ri, duke paralajmëruar edhe sanksione për të gjithë ata që nuk zbatojnë afatet e vendosura.

Sipas tij, në rast se qytetari nuk do të marrë një përgjigje brenda afatit për dokumentin që kërkon, atëherë për punonjësit e administratës do të ketë edhe sanksione por nuk bëri me dije se për çfarë bëhej fjalë.

Për numrin një të qeverisë, ‘Bashkëqeverisja’ është një mekanizëm i ri detyrues ligjor, që u jep qytetarëve akses të plotë në shërbimet administrative përmes celularit apo kompjuterit, duke i dhënë fund në të njëjtën kohë mikut, lekut dhe radhëve. Por pikërisht ky ligj që sot Rama e prezantoi me qytetarët, në fakt është kundërshtuar nga palët e tjera politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, pasi për ta ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit. PD po ashtu akuzon se me këtë ligj objektiv vjedhja e të dhënave të shqiptarëve. Ndërsa nga ana tjetër, presidenti Meta e ka kthyer ligjin pas për rishqyrtim, megjithatë Rama vazhdon dhe këmbëngul se ky ligj do të kalojë pa asnjë ndryshim në Kuvend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Meta ktheu pas “Bashkëqeverisjen”, Rama: Ligji do vijë sërish në Kuvend

“Sot kemi 95% të shërbimeve online”, Rama: Kemi regjistuar 2.3 milionë qytetarë

“Sportelet mbyllen në 2022”, Rama: Sanksione ndaj administratës kur s’përgjigjen

Rama “falet” tek Gjiknuri:Zgjidh gjëra që s’i bëjnë të tjerët, si reforma elektorale

“I kam këmbët e gjata për patentë”, Rama: S’ka ‘më vdiq vjehrra për herë të 29-të’

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike damian gjiknuri edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne elbasan damian gjiknuri edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne elbasan

Sondazh

Poll