Aktualitet

Makina përplas këmbësorin te bypass-i i Rrogozhinës, humb jetën 60-vjeçari

2 Dhjetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Makina përplas këmbësorin te bypass-i i Rrogozhinës, humb

RROGOZHINË– Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet në bypass-in e Rrogozhinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, ku mjeti me drejtues Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e përplasjes ku i fundit ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë që Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 02.12.2021, rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”, mjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. D., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. D., ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrogozhine aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll