Aktualitet

Protesta në Laprakë: Manja të hetojë ‘Unazën e Madhe’, Lame para drejtësisë

2 Dhjetor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Protesta në Laprakë: Manja të hetojë ‘Unazën e

TIRANË- Banorët e zonës së Laprakës kaën dalë sërish në protestë sot për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Njëri prej tyre u shpreh se nuk pranojnë banesa sociale apo bonus qeraje nga shteti dhe më pas të flaken në rrugë. Gjithashtu, ai i kërkoi ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të hetojë këtë projekt si korruptiv dhe të përballet me drejtësinë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, Artan Lame.

Për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit mes palëve, ai kërkoi që banorët e Laprakës të dëmshpërblehen sipas çmimit të referencës.

“Ta harrojnë qeveritarët se do ta kalojnë lehtë me banorët e Laprakës nuk do të dorëzohemi. Ulsi Manja të hetojë këtu korrupsionin në këtë projekt abuziv. Artan Lame duhet të dërgohet përballë drejtësisë për shkeljet që ka bërë me kadastrën. Nuk pranon askush nga ne banesë sociale, apo bonos qeraje për dy vite dhe më pas na leni në rrugë. Këtu kemi bërë investimin e një jete dhe njerëzit nuk do të pajtohen. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të shemben banesat. Eja ulemi gju më gju me ne dhe gjejmë një marrëveshje dhe pastaj le të përfundojë unaza. Ne kërkojmë cmim reference kaq duam”, deklaroi qytetari i zonës së Laprakës.

Marrë nga “Faxweb”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne laprake unaza e madhe proteste ne laprake unaza e madhe

Sondazh

Poll