Aktualitet

“Do iki në Greqi”, naftëtari në Ballsh: Turp, s’kemi marrë asnjë lek

2 Dhjetor 2021, 19:06 Nga DOSJA
“Do iki në Greqi”, naftëtari në Ballsh: Turp,

FIER – Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë rezistencën kundër prishjes së rafinerisë së naftës në Ballsh. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për depozitimin e një peticioni në parlament që të shpallë falimentimin e firmës “ARMO”, ndaj të cilës ata kanë hapur dhe proçes gjyqësor.

Njëri prej naftëtarëve u shpreh se do të emigrojë në Greqi për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Ai tregoi se në Maqedoninë e Veriut të jesh naftëtar, do të thotë të kesh privilegje.

“Është turpi i botës, të punosh 30 vite në rafineri dhe të mos kesh bukë të hash dhe të prishet në këtë formë, është skandaloze. Krahasoje me Maqedoninë e Veriut, të jesh atje naftëtar, ke privilegje ndërsa këtu nuk ke bukë të hash. Çfarë të themi më? Na vjen zor edhe të dalim para gjithë njerëzve. Ne na vjen turp të dalim para fëmijëve, ka burri 500 lekë në xhep. Do ikim jashtë shtetit se s’kemi zgjidhje tjetër. Iku nëntori ne nuk kemi marrë asnjë lekë. U bëj thirrje naftëtarëve të bashkohen dhe të kërkojmë me protesta paqësore atë që na takon se është turp jemi në mes të Europës. Unë do iki në Greqi do vjel ullinj atje se nuk kam zgjidhje tjetër, fëmijët duan bukë”, deklaroi për mediat njëri prej naftëtarëve të Ballshit.

Prej disa vitesh naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballsh protestojnë për shlyerjen e 13 pagave të prapambetura nga kompania “ARMO” dhe rivendosjen e rafinerisë sërish në punë. Ndërkohë, ata kundërshtojnë me forcë prishjen e saj.

Pamje nga “FAXWEB”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armo naftetaret e ballshit ne proteste armo naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll