Aktualitet

HARTA: Rikthehet moti i keq! Nesër shiu në të gjithë vendin, sa do jenë temperaturat

2 Dhjetor 2021, 18:28 Nga DOSJA
HARTA: Rikthehet moti i keq! Nesër shiu në të gjithë vendin,

TIRANË– Moti i keq dhe me shi pritet që të rikthehet në vendin tonë këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët. Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut do të marrin formën e rrebesheve me rrufe, ndërkohë që në alpe pritet dëborë.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës e vrullshme. Më pas, në datën 4 do të ketë një ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer më pas një ditë më pas. Sa i përket temperaturave ato pritet që të variojnë: 4 deri 10°C në zona malore; 6 deri 17°C në zonat e ulëta, ndërsa 9 deri 18°C në zona bregdetare.

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi shërbimi meterologjik ushtarak moti ne shqiperi shërbimi meterologjik ushtarak

Sondazh

Poll