Aktualitet

Debati për “Prefektin”, Braçe: Po ju pëlqeu mirë, po s’ju pëlqeu, punë e madhe!

2 Dhjetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Debati për “Prefektin”, Braçe: Po ju pëlqeu

TIRANË – Deputeti socialist Erion Braçe reagoi i indinjuar ndaj akuzave për rishfaqjen në Teatrin Kombëtar të komedisë “Prefekti”. Ish-zv/kryeministri u shpreh në rrjetet sociale se ish-prefekti Qazim Mulleti, i cili parodizohet, ka bashkëpunuar me regjimet pushtuese fashiste dhe naziste në vendin tonë duke mbajtur postet e kryetarit të bashkisë dhe prefektit të Tiranës.

Më tej Braçe shton se Mulleti ka bashkëpunuar në arrestimet dhe ekzekutimet e luftëtarëve antifashistë shqiptarë. Në lidhje me komedinë, Braçe shprehet se “liria e njerezve per ta pare boten si duan e bere komedi, parodi, teater, art ne pergjithesi, eshte kushtetuese!”.

Në fund, ai theksoi se dënimi dhe përndjekja e familjes së Mulletit gjatë kohës së diktaturës komuniste është krim.

POSTIMI I ERION BRAÇES:

Pergjegjesia penale eshte individuale dhe shume e qarte madje

 

 

Rivendosja në skenë e komedisë së Besim Levonjës “Prefekti” në Teatrin Kombëtar, ku luan aktori Arben Derhemi është kritikuar rëndë nga qytetarë dhe politikanë të opozitës të cilët e kanë konsideruar një vazhdim i trajtimit dhe talljes së ish-diktaturës komuniste ndaj Qazim Mulletit dhe familjes së tij.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace qazim mulleti erion brace qazim mulleti

Sondazh

Poll