Sport

Ralf Rangnick i çertifikohet licensa e trajnerit, mund të nisi punën te United!

2 Dhjetor 2021, 12:07 Nga DOSJA

ANGLI – Ralf Rangnick i është dhënë leja e punës, duke e lejuar gjermanin të fillojë punën si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Ai u konfirmua si zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer të hënën, duke nënshkruar një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit, përpara se të marri një rol konsulence për dy vitet e ardhshëm në “Old Trafford”.

Çështjet për sigurimin e një leje pune, nënkuptonin çertifikimin e licensës së tij si trajner nga një komisioni i FA, pasi gjermani kishte një kohë relativisht të gjatë që nuk është marrë me trajningun.

Megjithatë edhe në ndeshjen e Premier League të Manchester United kundër Arsenalit të enjten mbrëma, në krye të pankinës së “Djajve të Kuq” do të jetë trajneri kujdestar Michael Carrick.

Gjermani Ralf Rangnick do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp, të premten përpara ndeshjes të së dielës në shtëpi me Crystal Palace, e cila do të jetë e para e tij si trajner i United.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport çertifikimin e licensës së tij si trajner eksperiencën te united i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kundër arsenalit të enjten mbrëma ole gunnar solskjaer të hënën premier league të manchester united ralf rangnick i është dhënë leja e punës të fillojë punën si trajner çertifikimin e licensës së tij si trajner eksperiencën te united i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kundër arsenalit të enjten mbrëma ole gunnar solskjaer të hënën premier league të manchester united ralf rangnick i është dhënë leja e punës të fillojë punën si trajner

Sondazh

Poll