Sport

Dybala dhe rinovimi: “Hetimet shtyjnë nënshkrimin, por marrëveshja pret firmën”…

2 Dhjetor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Dybala dhe rinovimi: “Hetimet shtyjnë nënshkrimin, por

ITALI – Siç raporton ‘La Stampa’, Paulo Dybala ka gjetur buzëqeshje, gola dhe përgjegjësi: mungon vetëm firma për rinovimin e kontratës. Historia e çështjes së fitimeve kapitale po shtyn shpalljen përfundimtare të rinovimit të kontratës së shumëpritur.

Një efekt anësor i pashmangshëm, duke qenë se këto janë ditë komplekse për drejtuesit e Juventusit, që luftojnë me strategji ligjore dhe takime të të gjitha llojeve për të qetësuar lojtarët dhe punonjësit e klubit. Një pauzë fiziologjike, por situata mbahet nën kontroll pas shtyrjes së hetimeve nga Prokuroria Publike e Torinos.

Stafi dhe menaxherët e sulmuesit po finalizojnë dokumentet më të fundit burokratike për mbylljen e operacionit dhe javën e ardhshme do të testojnë terrenin me klubin, për të rënë dakord për hapat e ardhshëm, por mbi të gjitha datën e nënshkrimit. Prandaj, stuhia duhet të kalojë dhe argjentinasi Dybala, në dy sezonet e fundit, ka mësuar të presë kohë më të mira brenda dhe jashtë fushës.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri largohet nga juventus bardhezinjte e juventusit juventus menaxherët e sulmuesit mungon vetëm firma paulo dybala ka gjetur buzëqeshje për drejtuesit e juventusit shpalljen përfundimtare të rinovimit të kontratës situata mbahet nën kontroll allegri largohet nga juventus bardhezinjte e juventusit juventus menaxherët e sulmuesit mungon vetëm firma paulo dybala ka gjetur buzëqeshje për drejtuesit e juventusit shpalljen përfundimtare të rinovimit të kontratës situata mbahet nën kontroll

Sondazh

Poll