Sport

Administratori i Barcelonës, hap kasafortën: “Edhe ne mund të blejmë në janar”

2 Dhjetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Administratori i Barcelonës, hap kasafortën: “Edhe ne mund

SPANJE – Pesëmbëdhjetë ditë më parë, në prezantimin e Dani Alves, Mateu Alemany, drejtor sportiv i skuadrës “blaugrana” përjashtoi çdo lëvizje të ardhshme për Barcelonën në janar: “Sot nuk mund të përballojmë blerjet në janar”.

Megjithatë, i të njëjtit mendim nuk është drejtori ekzekutiv apo administratori i klubit katalanas, Ferran Reverter, i cili në konferencës për shtyp, për të paraqitur referendumin për miratimin e financimit të “Espai Barçës” është shprehur ndryshe: “Natyrisht, që Barcelona do të jetë në gjendje të bëjë blerje në janar. Në janar dhe në verë. Sigurisht, do të duhet të jemi të kujdesshëm se si do ta bëjmë këtë.”

Një lajm i mirë ky për Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar përmirësimin e organikës, kur mori detyrën për të ngritur nivelin teknik të ekipit.

Siç raporton “Sport”, në fakt, tekniku ka dhënë indikacione të qarta se çfarë kërkon. Qëllimi i tij është të forcojë disa pozicione kyçe, të cilat janë thelbësore, për shembull, të ketë mbrojtës të fortë krahu. Kjo është arsyeja, pse kërkohet ndërkombëtari spanjoll César Azpilicueta, që luan me Chelsea këtë sezon, por që do të ishte shumë interesant për Barcelonën.

Përpos kësaj duhen marrëveshje ekonomike me klubet për Ferran Torres (Manchester City) dhe Dani Olmo (Leipzig) dhe e njëjta vlen edhe për Timo Werner dhe Ziyech, marrëdhënia e të cilëve me Chelsean zgjat deri në qershor 2025. Një tjetër lojtar në pikëpyetje është atëherë Karim Adeyemi, sulmuesi i Salzburgut që do të mbushë 20 vjeç në janar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport administratori i klubit katalanas çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën drejtor sportiv i skuadrës “blaugrana” ferran reverter ferran torres (manchester city) dhe dani olmo (leipzig) mateu alemany ndërkombëtari spanjoll césar azpilicueta në konferencës për shtyp në prezantimin e dani alves një lajm i mirë ky për xavi hernandez timo werner dhe ziyech administratori i klubit katalanas çdo lëvizje të ardhshme për barcelonën drejtor sportiv i skuadrës “blaugrana” ferran reverter ferran torres (manchester city) dhe dani olmo (leipzig) mateu alemany ndërkombëtari spanjoll césar azpilicueta në konferencës për shtyp në prezantimin e dani alves një lajm i mirë ky për xavi hernandez timo werner dhe ziyech

Sondazh

Poll