Sport

Trajneri i Vllaznisë Bërdaric: “Të shfrytëzojmë krizën e Teutës”

2 Dhjetor 2021, 11:22 Nga DOSJA
Trajneri i Vllaznisë Bërdaric: “Të shfrytëzojmë

SHKODER – Në prag të ndehjes me Teutën në “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë shprehet optimist duke kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive që ka arritur në dy ndeshjet e fundi.
Teuta – “Duhet të jemi të përqendruar pas dy fitoreve radhazi. Ne kërkojmë që të jemi të uritur dhe shpresojmë që të marrim rezultatin maksimal. Teuta është skuadra kampione, nga e kaluara ata janë skuadra më e mirë. Kohët e fundit kanë patur disa ngërçe, por për mua nuk janë deçizive rezultatet e fundit të tyre. E dimë se çfarë është e aftë Teuta të bëjë dhe ne duhet të jemi gati ta përballojmë këtë gjë.
Për mua është e rëndësishme që ne të jemi të përgatitur për këtë ndeshje. E kemi analizuar Teutën dhe themi që ka një mënyrë të veçantë sesi duhet të përballesh ndaj tyre. Për ne është mundësi e mirë që të shfrytëzojnë krizën e tyre në mënyrë që të marrim 3 pikë. Ajo që ka rëndësi është që ne të jemi të fokusuar që të japim më të mirën tone e pastaj gjërat do të vijnë vetë”.
Skuadra – “Besoj se jemi të plot për ndeshjen e nesërme. Për shkak të motit mund të kemi ndonjë surprizë. Kushdo që do të zbresë në fushë është shumë i motivuar dhe ne kemi besim të madh te vetja jonë”.
Presioni – “Për mendimin tim, kyçe është forma që po kalon një skuadër më pas janë edhe disa aspekte të tjera. Ne do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe do të shkojmë nesër në Elbasan për t’i shkaktuar humbjen Teutës”.
B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar shkoder vllaznia #abissnet superiore #kampionati shqiptar shkoder vllaznia

Sondazh

Poll