Sport

Spalletti në telashe: Insigne, Fabian Ruiz dhe Koulibaly “KO”

2 Dhjetor 2021, 11:36 Nga DOSJA
Spalletti në telashe: Insigne, Fabian Ruiz dhe Koulibaly “KO”

ITALI – Ishte një mbrëmje fatkeqe ajo e djeshmja për Napolin, i cili arrin të barazohet në fund nga Sassuolo (2-2, me golin e Ferrarit “in extremis”) dhe përpos të tjerave, duhet të përballet me një sërë problemesh fizike.

Ato do ta detyrojnë Spallettin të mendohet mirë për ndeshjen e radhës kundër skuadrës së Atalantës. Gjatë ndeshjes kundër emilianëve, Fabian Ruiz, Koulibaly dhe Insigne, u larguan nga fusha e lojës të dëmtuar.

Klubi napoletan, me anë të një deklarate në faqen zyrtare, ka shpjeguar shkallën e dëmtimeve. Mbrojtësi senegalez Koulibaly u largua nga fusha për shkak të një dhembjeje në kofshën e majtë. Insigne, i zëvendësuar në pjesën e parë nga Elmas, raportoi gjithashtu një dhembje muskulore në këmbën e majtë.

Ndërsa Fabian Ruiz (i cili kishte thyer bllokimin), u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë, për shkak të një bllokimi në kofshën e djathtë. Kushtet e tyre do të vlerësohen në orët në vijim për të kuptuar kohët e rikuperimit të këtyre tre lojtarëve mjaft të rendësishëm për skuadrën e Napolit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit do ta detyrojnë spallettin të mendohet mirë i zëvendësuar në pjesën e parë nga elmas insigne mbrëmje fatkeqe ajo e djeshmja për napolin mbrojtesi i djathte i napoli mbrojtësi senegalez koulibaly napo ndërsa fabian ruiz për ndeshjen e radhës kundër atalantës të barazohet në fund nga sassuolo “diego armando maradona” i napolit do ta detyrojnë spallettin të mendohet mirë i zëvendësuar në pjesën e parë nga elmas insigne mbrëmje fatkeqe ajo e djeshmja për napolin mbrojtesi i djathte i napoli mbrojtësi senegalez koulibaly napo ndërsa fabian ruiz për ndeshjen e radhës kundër atalantës të barazohet në fund nga sassuolo

Sondazh

Poll