Sport

Alarm i kuq për Milanin! Ndrydhje në gju për Kjaer, frikë mos është prekur ligamenti

2 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Alarm i kuq për Milanin! Ndrydhje në gju për Kjaer, frikë

MILANO– Vazhdojnë lajmet e këqija për Milanin. Në ndeshjen ndaj Genoa-s fituar me shifrat 3-0, mbrojtësi Kjaer u detyrua të largohej nga fusha në minutën e parë për shkak të një dëmtimi që rezultoi fatal për danezin.

Nga zbulimi i parë rezulton një ndrydhje e gjurit të majtë, por lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme, me klubin që shpreson të mos ketë më shumë komplikime. Në fakt, Kjaer shfaqi shumë dhimbje dhe frika është se ky dëmtim mund të ketë prekur edhe ligamentet, dhe në këtë mënyrë mungesa e Kjaer në qendrën e mbrojtjes pritet të jetë e gjatë.

Dëmtimi i lojtarit shqetësoi edhe trajnerin e Milanit, Stefano Pioli i cili komentoi pas ndeshjes: Shpresoj të mos jetë gjë serioez, po presim vlerësimet e duhura sepse ka ndrydhje në gju. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”. Përfundoi Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kjaer milan kjaer milan

Sondazh

Poll