Sport

“Bild” shkruan: “Ronaldo me Haaland dhe Werner. United po studion supersulmin!”

2 Dhjetor 2021, 10:21 Nga DOSJA
“Bild” shkruan: “Ronaldo me Haaland dhe Werner. United po

ANGLI – Një sulm yjor me synimin për ta rikthyer Manchester Unitedin aty ku e meriton, pra në majat e futbollit europian. Sipas “Bild”, trajneri i ri i përkohshëm (dhe konsulenti për dy vitet e ardhshme) i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, do të ishte gati të çmendej për t’i dhënë Cristiano Ronaldos dy partnerë me vlerë absolute, Erling Haaland dhe Timo Werner.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund do të jetë një nga pjesët më të çmuara të merkatos së transferimeve të verës së ardhshme, por marrëdhënia e mirë që e lidh atë me ish-skuadrën e Salzburgut, mund të luajë në favor të United.

Nga ana tjetër gjermani nuk po i përjeton vitet e tij më të mira me fanellën e Chelseas, aq më tepër pas ardhjes së Romelu Lukakut. Rangnick, i cili e njeh që nga koha e tij në Leipzig, beson se “Old Trafford” është destinacioni i duhur për të përsëritur gjërat e jashtëzakonshme të parë në të kaluarën.

Mbi rezervimet, në mënyrë të pashmangshme mund të çojnë në disa shitje: Cavani, Rashford, Martial dhe Greenwood, të dyshuarit kryesorë për largimin nga klubi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport beson se “old trafford” është destinacioni i duhur kapiteni i manchester united lojtari i manchester united me fanellën e chelseas për t'i dhënë cristiano ronaldos për ta rikthyer manchester unitedin ralf rangnick ronaldo jr sulmuesi norvegjez i borussia dortmund beson se “old trafford” është destinacioni i duhur kapiteni i manchester united lojtari i manchester united me fanellën e chelseas për t'i dhënë cristiano ronaldos për ta rikthyer manchester unitedin ralf rangnick ronaldo jr sulmuesi norvegjez i borussia dortmund

Sondazh

Poll