Sport

Juve/ Nuk po gjendet “kartoni CR7”, prokuroria gati të marrë në pyetje portugezin

2 Dhjetor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Juve/ Nuk po gjendet “kartoni CR7”, prokuroria gati të

TORINO-Hetimi Prisma, që përfshin zyrtarët më të lartë të Juventusit, që hetohen për dhënien e faturave fiktive dhe komunikimeve false me shoqëri të kuotuara në bursë, përqendrohet në të famshmen “letra Cristiano Ronaldo”, ose më saktë në dokumentin për të cilin flasin në një përgjim Federico Cherubini, përgjegjësi aktual i merkatos së klubit bardhezi dhe Cesare Gabasio, avokati i klubit.

Dokumenti që megjithatë hetuesit nuk kanë mundur ta gjejnë ende, pavarësisht analizës së materialit të sekuestruar është pothuajse i përfunduar. Dhe më pas prokurorët mendojnë të marrin në pyetje Cristiano Ronaldon ose avokatët e tij.

Ekzistenca e dokumentit provohet nga përgjimi Cherubini-Gabasio, madje hetuesit në dosje flasin për “paga të prapambetura për lojtarin”. Prokurorëve iu intereson se si është plotësuar bilanci dhe jo nëse ka patur ndonjë marrëveshje për të vonuar pagat gjatë pandemisë, apo një lloj bonusi për të lehtësuar kalimin e portugezit në Manchester këtë sezon.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Juventusi është shumë bashkëpunues, por dokumenti nuk është gjetur akoma. Ronaldo mund të thirret në prokurori, ndonëse është e vështirë që portugezi të vijë vetë në Torino, prandaj me shumë mundësi do të pyeten atë që menaxhojnë CR7.

Prokurori i Torinos po mendon të mbështetet tek Enrico Stasi, një kontabilist, për të analizuar pasqyrat financiare të Juventusit nga viti 2018 deri në 2021 për të kuptuar nëse ka anomali në flukset financiare dhe kontabël.

Tashmë në vitin 2006, Stasi u zgjodh nga zëvendësprokurori i Economia pool Bruno Tinti për të analizuar bilancet e bardhezinjëve si pjesë e hetimeve për kontabilitet të rremë kur Luciano Moggi dhe Antonio Giraudo ishin të dyshuar. Një konsulencë si kjo zakonisht kërkon 2-3 muaj punë, kjo është arsyeja pse koha e hetimit mund të zgjatet.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll