Aktualitet

Tenderi i ARRSH,Tomorri:Skualifikohen 10 kompani,infermieri do paguhet 600 mijë euro

2 Dhjetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Tenderi i ARRSH,Tomorri:Skualifikohen 10 kompani,infermieri do paguhet 600

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka ndarë disa detaje nga tenderi i hapur i ARRSH për zgjerimin e rrugës që lidh Aeroportin e Vlorës me Autostradën Fier-Vlorë. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, gazetari shkruan se janë skualifikuar 10 ofertat më të ulëta dhe ia kanë dhënë tenderin kompanisë së 11-të, asaj Fusha. Sipas gazetarit diferenca është 600 mijë euro.

Më tej, ai shton se kompanitë nuk kanë patur të kontraktuar ose të punësuar një ekspert për dhënien e ndihmës së parë, duke shtuar se në kantier duhet një infermier për ndihmën e parë që do të paguhet 600 mijë euro për 14 muaj.

SHKRIMI:

Nje tjeter tender i shkelqyer ne infrastrukture Ka bere nje tender ARRSH per zgjerimin e rruges qe lidh Aeroportin e Vlores me Autostraden Fier-Vlore. Fondi limit 2.2 milione euro. Ajo qe ka ndodhur aty eshte nje monument i pisllekut buxhetor. Kane skualifikuar 10 ofertat me te uleta dhe ia kane dhene tenderin kompanise se 11-te. Kush ishte kompania e 11-te? Fusha. Diferenca nga oferta me ulet tek oferta fituese eshte plot 600 mije euro.

Statistikisht, probabliteti qe 10 oferta rresht te mos jene ne rregull me kriteret e tenderit eshte zero. Thjesht eshte e pamundur te ndodhe. Por si e kane justifikuar? Kollaj fare.

Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier.

Kriteret e tenderave te ketyre jane veper arti. A thua se nuk i kerkohet dot kompanise, qe ka paraqitur oferten me te mire te pajtoje nje ekspert te ndihmes se shpejte pasi eshte zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj keshtu veprojne kur bejne tendera. Kurse keta tanet jo. Sepse keta nuk kane qellim te mbrojne taksapaguesin dhe ta cojne garen tek oferta me e mire per buxhetin. Qellimi i ketyre eshte qe te perdorin kriteret per ta cuar tenderin aty ku duan. Si perfundim, kete infermierin e Fushes, qe do te vije rrotull kantierit te rruges me kutine e ndihmes se shpejte ne dore do ta paguajme 600 mije euro ne per vetem 14 muaj. Njesoj si CEO-n e Goldman Sachsit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh klodian tomorri tenderi i arrsh arrsh klodian tomorri tenderi i arrsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2021, 08:34

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...