Aktualitet

ARSYEJA/ Hillary Clinton fton Ramën në New York, çfarë e pret kryeministrin

2 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
ARSYEJA/ Hillary Clinton fton Ramën në New York, çfarë e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë. Konkretisht, Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Ceremonia do të mbahet me 6 dhjetor. Më parë këtë çmim e kanë marrë Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, Ish-Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar David Milliband si dhe Presidenti i SHBA-ve Joe Biden.

Deri më tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700. Destinacion përfundimtar ata kanë Amerikën, por Shqipëria ka marrë përsipër strehimin e të paktën 4 mijë refugjatëve, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama edi rama në shba hillary clinton edi rama edi rama në shba hillary clinton

Sondazh

Poll