Aktualitet

Dhanë leje ndërtimi kundrejt pagesës, GJKKO dënon 6 ish-inspektorë të IMT në Kamëz

2 Dhjetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Dhanë leje ndërtimi kundrejt pagesës, GJKKO dënon 6

TIRANË – Dhanë leje ndërtimi kundrejt pagesës, GJKKO dënon 6 ish-inspektorë të IMT në Kamëz.

Sipas vendimit të GJKKO, ish-kryeinspektori i IMT, Dritan Nikolli 47 vjeç është dënuar me 1 vit burgim, ndërsa i pandehuri tjetër, inspektori Ermal Baci, 36 vjeç, me dy vite.

Ndërkohë, me nga 8 muaj burgim u dënuan Arjan Hoxhaj dhe Vjollca Kaçari, ndërsa me nga 4 muaj u dënuan Gazmend Bala dhe Mevdul visha.

Ata u arrestuan në muajin janar të këtij viti, pasi akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi konstatonin qytetarë duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkonin para në këmbim të mosndëshkimit.

Njoftimi i Policisë Tiranë për arrestimin e inspektorëve:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Ekzekutohen 2 masa sigurie. Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë; E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim inspektore leje ndertimi falsifikim inspektore leje ndertimi

Sondazh

Poll