Aktualitet

VD-‘Mos rrini më në shi’/Protesta e tetraplegjikëve, Rama i takon para Kuvendit

2 Dhjetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
VD-‘Mos rrini më në shi’/Protesta e tetraplegjikëve,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndaloi për të takuar para dhe tetraplegjikët të cilët ishin jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar. Me çadër në dorë, kreu i qeverisë u afrua pranë përfaqësuesve të tyre të cilëve i bën të ditur se në ato momente nuk i takon dot pasi ka orar për të kryer vaksinën. Duke iu kërkuar që të mos qëndrojnë në shi, Rama u thotë se ditën e nesërme do të niset në një vizitë në SHBA e sapo të kthehet do të takohet me ta.


Nuk mund tiu marr dot brenda se kam lënë një orar për vaksinën, do tju presë ministrja brenda, unë do të flas me ministren dhe do tju kthej unë një përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do të nisem në një vizitë në SHBA, dhe menjëherë sapo të kthehem prej andej do të takohem me ju. Mos rrini më në shi tani, futuni deri te dera atje dhe do tju presë ministrja“, tha Rama.

“Ju djema gazetarë që futuni kollaj ndihmojini që të futen te Kuvendi sa të vijë shërbimi”, iu rekomandoi Rama punonjësve të medias.

LAJMI KRYESOR: Tetraplegjikët protestë para Kuvendit! Rama: Nesër iki në SHBA, ju pret ministrja

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama protesta e tetraplegjikeve edi rama protesta e tetraplegjikeve

Sondazh

Poll