Aktualitet

VD-DEBAT i ashpër! Rama: Mos ngatërro dynjanë. Gazetari: Faleminderit për sjelljen

2 Dhjetor 2021, 10:56 Nga DOSJA
VD-DEBAT i ashpër! Rama: Mos ngatërro dynjanë. Gazetari:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përfshi ditën e sotme në një debat të ashpër me gazetarin Erjon Skëndaj. Ky i fundit e pyeti kreun e qeverisë se përse vendi jonë nuk e njeh imunizimin natyror si vendet e tjera të botës. Gazetari e kishte fjalën për green pas, ndërsa Rama tha se kjo është ajo që njeh e gjithë BE-ja mirëpo po flet për vaksinimin e jo për green pass. Rama u acarua nga pyetja që sipas tij ngatërron popullin.

DEBATI:

Gazetari: Zoti kryeministër këto shtete që ju përmendët njohin edhe imunizimin natyror po aq sa vaksina

Rama: Çfarë do të thotë kjo?

Gazetari: Green pass.

Rama: Çfarë është green pass sipas teje?

Gazetari: Pasi kalon covidin, pas 6 muaj njihet imuniteti natyror. Madje edhe qeveria juaj e njeh këtë vetëm për shtetasit në hyrje të doganave shqiptare. Ju pse nuk e njihni imunitetin natyror?

Rama: Kjo është ajo që njeh gjithë BE-ja dhe kjo ka të bëjë me shërimin. Unë po flas për vaksinimin. Mos ngatërroni dynjanë.

Gazetari: Unë po ngatërroj dynjanë?

Rama: Po pse bëni debat me mua, unë nuk kam ardhur për debat. Unë po flas për ata që janë të pavaksinuar, pastaj çfarë përmban vendimi, është vendim dhe nuk diskutohet .

Gazetari: Ju po diskriminoni qytetarët shqiptare, nuk i pajisni me green pass natyror.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër për vaksinimin.

Ne nuk do marrim vendime politike vetë. Mos bëni konfuzion sepse po flasim për këtë. Prandaj zotëri mos bëni konfuzion. Ne nuk e kemi përjashtuar atë që the ti.

Gazetari: Unë jam një nga ata që e kam kaluar dy herë dhe nuk më keni pajisur.

Rama: Mos krijo konfuzion, po flasim për ata që do vaksinohen. Edhe këtë që thua ti mund ta diskutojmë pa bërë konfuzion. Këtu jemi për vaksinimin.

Unë thashë që në Shqipëri ne po përballemi me një kategori njerëzish që i besojnë pallavrave të internetit dhe flasim për shfarosje të pensionisteve dhe budallaqe të kësaj natyre që janë të rrezikshme.

Prandaj zotëri…i vaksinuar je ti?

Gazetari: Jo se e kam kaluar dy herë

Rama: A nuk je vaksinuar? Epo vaksinohu sepse nuk do hysh në konferenca shtypi. Si nuk të vjen zor

Gazetari: Kam harxhuar 1 milionë e gjysmë

Rama: Si nuk të vjen zor, kjo është injorancë, është skandaloze.

Gazetari: Faleminderit për sjelljen.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama erjon skendo rama merr dozen e trete edi rama erjon skendo rama merr dozen e trete

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Dhjetor 2021, 08:34

Aksident në Korçë-Pogradec, 6 të plagosur

MALIQ– Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor K...