Aktualitet

Testimi për Patrullë të Përgjithshme, Policia e Shtetit nxjerr listën e fituesve

2 Dhjetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Testimi për Patrullë të Përgjithshme, Policia e Shtetit

TIRANË – Policia e Shtetit ka publikuar listën me emrat fitues të atyre të rinjve, të cilët ditën e djeshme iu nënshtruan testimit me shkrim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë.

Rezultatet e testimit janë publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, për qarqet: (Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës, dhe Dibër ).

Aplikantët, 1485 të rinj, midis tyre 30% vajza, kanë të drejtën e ankimimit tek Drejtori i Policisë Vendore, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për s’kualifikim.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës. Aplikanti që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë nënshkruan kontratë pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe emërohet në strukturat vendore të Policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emra fitues kandidate lista polic policia e shtetit testim emra fitues kandidate lista polic policia e shtetit testim

Sondazh

Poll